Share with:


Qe prej vitit 2013, e deri ne ditet qe po flasim, Volkswagen Golf, ka pesuar disa ndryshime te vogla ne vetevete. Por, me sa duket, erdhi momenti per nje rifreskim te bindshem te ketij modeli.

Me ne fund, Golf Mk7 facelift, ka mberritur!
Ky model do te kete disa ndryshime teper te dukshme ne te gjithe versionet e tij, dhe do te jete gati te dale ne treg ne vitin 2017. Ky model, i ben paraprije gjenerates se 8 te Golf, i cili pritet te prezantohet ne vitin 2018.

Ndryshimet e jashtme te saj vihen re lehte. Dritat dhe stopat vijne me nje dizanj te ri, dhe dukshem me te rrumbullakosur se versioni paraardhes. Parakolpi eshte i influencuar nga Golf E me te dy te carat aerodinamike ne dy anet e parakolpit, teksa prapakolpi me zgjedhjen e shume kompanive ne vitet e fundit. Me kokat e marmitave te reme.
Por pavarsisht ksaj, pamja e pergjithshme e makines eshte goxha e bukur.

Poshte kofanos, perpos motorreve ekzistues, games do t’i bashkohet motorri i ri 1.5 TSI Evo me teknologjine “cylinder-on-demand”. Kjo teknologji, e lejon motorrin te punoje me 2 nga 4 pistona ne menyre qe te ulet edhe me teper konsumi i karburantit. Sigurisht, kjo teknologji eshte e aplikueshme ne momentet kur makina nuk eshte duke punuar me rendiment te larte. Fuqia e ketij motorri eshte 148bhp, dhe 128bhp ne nje version me eficent Bluemotion. Kambiot e ofruara per kete model, pervec manual, do jete edhe kambio e re automatike me 7 marshe, ndryshe nga kambio e vjeter me 6 te tilla.

2017-golf-dash-large_transzgekzx3m936n5bqk4va8rwcv5yzlmao6lolmwyjrxns

Sistemi i multimedias se Mk7 Facelift eshte perditesuar dhe permiresuar ndjeshem por, fatkeqsisht vetem modelet me shume opsione do t’a kene mundesine te shijojne teknologjine e re te Volkswagen. Ekrani i bordit te makines eshte zmadhuar nga 6.5 ne 9.2 inch, i kontrollueshem me prekje, me ze, ose me gjeste (gensture control). Nje sistem i tille ofrohet nga BMW i cili na lejon te ndrojme kanalet e radios, t’i pergjigjemi thirrjeve telefonike, te kontrollojme volumin e muzikes, vetem me levizjen e duarve. Kilometrazhi tashme eshte dixhital 12.3 inch, ne ndryshim nga ai analog qe eshte perdorur deri me tani.

Persa i perket sigurise, makina eshte e paisur me sistemin e frenimit autonom. Ky sistem e ndihmon makinen te frenoje automatikisht kur eshte duke iu afruar nje objekti tjeter, por reagimi nga ana e shoferit nuk vjen, duke perfshire jo vetem makinat, por edhe trailerat, njerezit, bicikletat etj.

Kurse versioni GTI, vjen me i fuqishem me faceliftin e ri. Motorri eshte i njejte 2.0 liter turbo, por me 227 kuaj fuqi, 10 kuaj fuqi me shume. Kurse GTI Performace vjen me 242bhp.

2017-golf-rear-xlarge_transuaptxu9bxlhzgr4xkm4jfd6xeauaf-rjvfarpvyrn-w

Share with:


protire