Share with:


Gjatë muajve të nxehtë të verës makina juaj mund të qëndroje parkuar për një kohë të gjatë nën rrezet e forta të diellit ose në sipërfaqe betoni përvëluese.

Ashtu siç ju keni nevojë për mbrojtje nga rrezet UV, dhe mjeti juaj ka nevoje për kujdesje .Me poshtë keni një listë të pjesëve të makinës për të cilat duhet të tregoni kujdes ti mbani freskët.

Kontrolloi Sistemin e ftohjes

Temperaturat e nxehta e sforcojnë makinën tuaj të punojë më fort dhe sistemi i ftohjes ndihmon të parandalojë mbinxehjen. Tek manuali i makinës e keni të detajuar sa shpesh duhet ta pastroni sistemin e ftohjes dhe sa shpesh duhet të zëvendësoni lëngjet e tij.

Maksimizoni fluidet e makinës

Ngrini kofanon dhe bëni një kontroll të niveleve të vajit të motorrit, fluidet e transmetuesit ato të sistemit të timonit dhe të frenave. Ribushini sipas nevojës.

Beni kujdes me baterinë

Nxehtësia mund të bëjë që fluidet e baterisë të avullojnë në një shkallë më të lartë,e cila mund të cojë në prishjen e poleve dhe lidhjeve të baterisë. Nese shihni shenja ndryshkje pastrojini polet dhe fijet e baterisë në mënyrë që të kenë një lidhje të pastra.

Kondicionerin ne maksimum

Vendoseni kondicionerin e makinës në maksimum dhe sigurohuni të ketë arritur temperaturë maksimale. Nëse nuk e mban temperaturën konstante, do të thotë që niveli i ftohjes është i ulët. Te kesh ajër te kondicionuar funksional, jo vetëm që ju ndihmon ti shmangeni të nxhetit, por gjithashtu ul nivelin e lodhjes dhe rrit sigurinë e shoferit.

Kontrolloni ripat e sigurimit.

Hidhini një sy rripave të sigurimit dhe shihni nese janë të dëmtuar. Nëse ka shenja grisje ose çarje, ka shume mundësi që të prishen akoma më shume në saj të nxehtësisë.

Bëni kujdes me fryrjen e gomave

Ndryshimet e temperaturës mund të ndikojnë në nivelin e ajrit të gomave tuaja. Nëse kombinohen goma të mbi fryra dhe jo të fryra mire, në beton ose asfalt të nxehtë kombinuar me fërkim frenash mund të jenë pasojë e një shpërthimi gomash. Shihni manualin e përdorimit dhe gjeni nivelet e sakta të fryrjes së gomave. Kontrolloni gomat një herë në muaj( gjithashtu dhe gomën rezerve).Mos harroni të shihni për ndonjë çajre, gunge apo sipërfaqe jo te rregullt.

Testoni fshirëset

Fshirëset e xhamave përballen me kushtet e vështira në rrugë, në akull dhë në borë në stinën e dimrit dhe nën rrezet e nxehta në vere. Elementët atmosferike bëjnë që ato të çahen, të humbin fleksibilitetin dhe mund dhe tju demtojne xhamin. Vendosni se kur është koha për ti nderuar , do të donit një palë fshirëse shumë të mira nëse do t’ju rastisi të jeni në mes të një stuhie vere.

Kontrolloni kutinë e emergjencës.

Kontrolloni kutinë e emergjencës që keni në makine , nëse ka ndonjë produkt që ka skaduar, apo duhet të zëvendësoni ndonjë që ka mbaruar. Konsideroni mundësinë e produkteve shtesë të përshtatshme për vere si krem dielli apo mushama për shiun.

Jepini një të pastruar të mirë makinës,

Rrëshira, papastërtitë e zogjve ,shirat dhe pluhurat mund të dëmtojnë bojën e makinës. Lajeni makinën shpesh herë dhe pastrojeni periodikisht në mënyre që ta mbroni sa më shumë.

Duke patur një rutine të tillë më përpara, mund të siguroni që makina juaj të jetë në gjëndje shumë të mirë për udhëtimet verore ,pushimet e me rradhë.

Share with:


protire