Share with:


Teknologjia e pilotit autonom ka marrë së paku vitin e fundit një vëmendje të madhe nga të gjitha mediat, por gjithashtu edhe për qeveritë.

Interpretimi i saj është bërë në mënyra të ndryshme pasi një pjesë e njerëzve janë ende skeptik mbi teknologji të tilla, jo vetëm përsa i përket teknologjisë, por edhe impaktit më të gjërë që ajo do të ketë në shoqëri.
Renaul-Nissan, të cilat kanë një bashkëpunim teje të ngushtë prej disa vitesh, ka qënë pak më “e ëmbël”, teksa drejtori i saj ekzekutiv Carlos Ghosn është shprehur se ajo do të jetë thjeshtë një zgjedhje. Pra, nëse shoferi dëshiron t’a ngasi vetë makinën është tërësit i lirë. Tesla nga ana tjetër ka qënë tepër e fokusuar tek kjo teknologji, duke bërë një paraqitje më “futuristike”, dhe duke na dhënë një pamje se çfarë na rezervohet në vitet në vazhdim.
Kjo temë ka qënë goxha e nxehtë edhe në bisedat qeveritare, teksa ashtu sikurse në popullin e thjeshë, edhe midis tyre ka patur goxha replika përsa i përket kësaj teknologjie.
Gjëja e parë që të shkon nëpër mënd është: “A do të krijojë papunsi inteligjenca artificiale, dhe piloti autonom në rastin konkret?”.
Edhe në auditorët e shkollave kudo në botë mendimet kanë qënë goxha të ndryshme, por, e ardhje është ajo që do të japi përgjigjen finale.
Më poshtë, mund të shihni se si sistemi autonom i Tesla funksionon në situata reale në rrugë:

Share with:


protire