Share with:


CEO i Teslas dhe një nga meme krijuesit më të mirë, Elon Musk, bëri një status së fundmi në Tëitter duke thënë që çmimi i Tesla Model S do të ulet në 69,420$. Kjo vjen si pasojë e një challenge nga fansat e Teslas dhe Elon Musk përmbush dëshirat e tyre vetëm për memet që vijnë.

Si mund ta shihni më sipër, Elon Musk deklaron që ai ka hedh dorashkat përtokë në shenjë dorëzimi dhe ka ndryshuar çmimin e Model S. Por sigurisht që ky nuk është shkaku i vetëm, pasi një nga konkurentët e Teslas, Lucid bëri të ditur që sedani i tyre elektrik do të kushtonte vetëm 69,900$, ndaj dhe ulja e çmimit të Model S mund të jetë si një kundërpërgjigje.

Musk e ka përdorur llogarinë e tij në tëitter shumë herë për të ndarë me fansat lajme ekskluzive lidhur me kompanitë e tij, ku i fundit ishte dhe lajmi për modelin më të ri të Teslas, një crossover, Model Y. Ai do të jetë edhe i mundur në versionin me 6 vende.

Lucid duket se ka bërë shumë përparime në lidhje me konkurencës e Teslas, teksa shihet që Lucid Air ka performancë më të mirë se Model S dhe është më i ri. Musk duhet të ndërmarri disa reforma serioze përpos memeve.

Share with:


protire