Share with:


Mega fabrikës së Teslas në Gjermani i duhej të punësonte një drejtor të ri pas pushimit të drejtorit të tyre. Bëhet fjalë për Rene Reif, i cili ishte drejtues i fabrikës së Mercedes Benz në Marienfelde, Berlin deri në Tetor të vitit të kaluar. Një bashkim i industrisë së automjeteve si IG Metall në gjermani nuk i pëlqehu kjo gjë. Edhe pse nuk dihet në Reif do të jetë plotësisht në krye të projektit të ri të mega fabrikës së Teslas në Berlin, përsëri biznesmenët gjerman nuk shprehen të lumtur për këtë.

Shkak për këtë është dhe riorganizimi i fabrikës së Mercedes Benz në Marienfelde, dhe IG Metall shqetsohet se rezultati mund të jetë pushimi nga puna i 2000 deri në 2500 punëtorëve, dhe për këtë ja hedhin fajin Reif dhe Teslas. Drejtori i Ig Metall, Jan Otto shprehet se ata nuk mund të ndërtojnë një të ardhme me drejtues të tillë në fushë. Ata nuk e kuptojnë pse një drejtues gjerman do të bashkëpunonte me një amerikan teksa gjermanët duhet të rruajnë tradicionalitet dhe inovacionin tek makinat e tyre. Tesla dhe IG Metall si kanë patur punët mirë që në 2017 kur Tesla u përfshi në tregun gjerman duke marrë në pronësi Grohmann Engineering. Tesla arriti të shmangte konkurrencën me IG Metall duke ofruar rritje rroge për punëtorët e saj në Gjermani, në mënyrë që ata mos të shkonin drej IG Metall.

Share with:


protire