Rekordet Guinness kanë një listë të gjatë mes tyre. Dita ditës shohim rekorde nga më të çuditshmet të cilat vendosen dhe thyen. Një nga ato është dhe kjo.
Në 2017 Jaguar E-Pace, i cili sapo kishte dalë nga furra, kryen një fluturim në ajër gati të pabesueshëm, për plot 15.3 metra distance, kjo duke u rrotulluar 270 grade në formën e një Barrel Roll.
Çfarë e bën më të çuditshme këtë është se E-Pace as nuk mbahet si një makine stuntesh apo offroadi ekstrem, por si një SUV kompakt qyteti me aftësi të vogla për të dalë jashtë rruge. Por megjithatë, në drejtimin e pilotit të famshëm për stunte, Terry Grant, ajo ja del të futet në librin e rekordeve Guinness dhe ti mbijetojë më së miri kërcimit.