No apps configured. Please contact your administrator.

No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Porsche mbahet për makinat më të mira të ndërtuara gjatë gjithë historisë së automobilizmit. Makina si Carrera GT me V10, GT2 RS Rebel, apo dhe 918 Spyder me veçoritë e saj janë shembuj konkret se sa seriozisht e ka marrë Porsche prodhimin e makinave sportive rrugore. Por asnjë nuk krahasohet me legjendën 911 GT1.

E ndërtuar për të homoglobuar makinën e garave GT1 në garën 24 orarëshe të Le Mans, 911 GT1 nuk ishte thjesht një makinë garash e përshtatur për rrugë, ajo është tamam një makinë garash. Pjesa e përparme është standarte nga një 911, teksa e pasmja është marrë nga një prototype i quajtur 962 dhe fuqizohet nga një motor 3.2L me dy turbo, klasiku flat six i Porsche. Rezultati final është një ekperiencë unike, një kabinë shumë e zhurmshme, amortizimi tepër i fortë dhe ulje shumë e afërt me asfaltin.

911 GT1 është një makinë e ndërtuar për shoferin, shprehet Needell. Sediljet të përqafojnë, teksa timoni është i ndërtuar në perfeksion që të të japi ndjesinë e duhur. Ai motor, edhe pse jo aq epik sa V12 e Mclaren F1, është plotë me jetë brenda tij. Një ëndër e çdo piloti, por e përballueshme nga shumë pak, teksa ka vlera marramëndëse si psh kjo në video, që kushton plot 13 milion $.

Share with: