Porsche 911 GT2 RS thyen rekordin 6;43 të Nurburgring duke kaluar rekordin e mëparshëm me 4.747 sekonda.

Share with:


Porsche 911 GT2 RS ka thyer edhe një herë rekordin Nurburgring Nordschleife për makinat e prodhuara në seri, duke përshkruar rrugën më të gjatë prej 12.9 milje për vetëm 6 minuta dhe 43.300 sekonda. Me një shpejtësi mesatare prej 115 mph ,shoferi i Porsche Lars Kern ka dominuar mbi kohën rekord prej 6:48 të vendosur nga Mercedes-AMG GT Black Series.
Manthey Performance Kit për Porsche 911 GT2 RS ka qenë në qendër të vëmendjes që kur u pa mundësia e një rekordi , dhe është e qarte ky performance kit është me efektiv se me pare. Paketa përfshin: rregullim të aerodinamikes duke rritur forcën e fërkimit në shpejtësinë mbi 124 mph. Kjo e arritur fale disa flatrave të reja tek shpërndarësi parësor, një trajtimi me karbon të pjesës së poshtme te trupit te makinës, modifikim të shpërndarësit te fuqisë ne gomat e pasme dhe disqeve aerocover. Ky performance kit ka gjithashtu një mbështjellje e cila mund të rregullohet ne disa mënyra, të ndërtuar specifikisht për track-work dhe gjithashtu stopues karboni ne të gjitha cepat.
Porsche nga ana e vet gjithashtu vendosi një set me disqe nga paketa Weissach të cilat vijnë të mbeshtjella me gomat e Michelin Pilot Sport Cup 2 R. Vetëm kombinimi disqe–goma kursen 25 pound me shumë një GT2 RS e vjetër.
Manthey Performance gjithashtu i përshtati 911 GT2 RS një mini-rezervuar uji për spërkatësit qe rregullojnë temperaturën , i cili maksimizon kapacitetin në përgjithësi dhe bën të mundur që makina të eci gjate pa ndaluar për rimbushje gjatë garës. Kjo është një gjë e mirë kur je duke ecur në një pistë monstruoze si ajo e Nordschleife.
911 GT2 RS mund të pajiset me Manthey Performance Kit nëpërmjet Porsche Tequipment në qendrat e Porsche në Europe.

Share with:


protire