Hummer EV SUV 2024.

Share with:


Cili është lajmi më i madh i këtij viti përsa i përket SUV-ave të mëdhenj elektrik? Sigurisht që Hummer EV PICKUP.
Po sikur t’ju thoshim që GM sapo e ka eklipsuar atë lajm me lançimin e modelit të ri Hummer EV SUV 2024?

Lexoni më poshtë për më shumë detaje.
GM ja ka arritur të ringjallë një nga branded më të famshme të viteve 2000. Me lançimin e Hummer në formën pickup e tani dhe në formën suv mund të themi që ja ka dalë më së miri.
Me modelin e ri SUV, General Motors ka arritur të risjellë formën që shumica asociojnë me emrin HUMMER. Duke u mbështetur tek rrënjët që Hummer ka nga prejardhja ushtarake në vitin 1992 Hummer filloi të prodhojë dhe modele civile. GM e shfrytëzoi këtë dhe 1999 bleu patentën dhe krijoi familjen e famshme të lubive që vetëm përpinin benzinë. Linjë kjo e kryesuar nga modeli H1 e modelet më të vogla si H2 e H3. Por shumë shpejt Hummer do kthehej nga një simbol statusi në një njollë të zezë përsa i përket ambjentalizmit, shtyrë dhe nga pragu i falimentimit të GM ata në vitin 2010 do ndërprisnin prodhimin e tij.

Por nën drejtimin e CEO Mary Barra, GM shpesh po fliste për aspiratat e saj në lidhje me elektrifikimin, e jo shumë vonë doli lajmi se ata do të ringjallin Hummer-in në një version elektrik. Nga ky moment veshët u bënë pipëz se çfarë GM do sajonte. Plani ishte që Hummer të jetë komplet elektrik dhe të shitet sërisht nën emrin e GMC.
Modeli i ri i Hummer pickup do jetë i gatshëm për dorëzime gjatë gjysmës së dytë të këtij viti. Dhe duket si koha e duhur për këtë lëvizje nga GM, sepse edhe konkurenca nuk ngelet pas. Përmendim këtu Rivian e gjithashtu Fordin që do të ofrojë një model të F-150 elektrik në 2022. Por gjithësesi mendohet dhe pritet që modeli SUV i Hummer tja u kalojë në shitje të gjithë konkurentëve.
2021 GMC Hummer EV SUV Edition 1

Si linja e pickup dhe EV SUV do vijë me një Edition One ose lanch edition, që GM thotë që nuk është i palimituar në numër të prodhuar, por nuk ndan detaje se sa do të hidhen në treg.
Përsa i përket çmimit, pritet që edition 1 të fillojë nga 105k, me versionin për rrugë me disqe premium 22″, me skaleta ndihmëse elektrike anësore dhe me logot speciale.
Por duke shtuar 5k USD mund të merrni paketën speciale për off-road që përfshin disqe 18″ me goma 35″ e gjithashtu mund të porosisni dhe masivet 37″ po nga salloni. Makina është e përforcuar me gramalina speciale nga poshtë, skaletat nuk janë me elektrike, por prej hekuri e më rezjstente dhe semiakset janë “heavy duty”. E me të gjitha këto opsione nqs zgjidhni versionin off-road e çoni vlerën e Hummer EV SUV Edition 1 deri në 112 000 USD.
Edition One sigurisht që është full me opsione ashtu siç është dhe në çmim. Hummer ka 3 elektromotorrë që arrijnë të gjenerojnë 830 kuaj fuqi dhe mbi 1350 NM forcë spërdredhëse. Përsa i përket distancës që ky Hummer mund të përshkojë me një karikim, mendohet të jetë rreth 360km, shifër pak më e vogël se modeli Pickup(420km) por që GM e justifikon me faktin që SUV-i është më i shkurtër dhe ka më pak vend për të akomoduar bateritë.
Lartësia nga toka është 25cm por në modalitetin e ngarjes Extract ngrihet dhe me 15cm të tjera duke e bërë një nga SUV-at më të lartë për momentin me 40cm. Shtuar lartësisë edhe aftësinë për të prerë edhe gomat e pasme mund të themi që është pothuajse e pamundur që të ngelni në baltë me këtë Hummer.

Përsa i përket interorit Hummer dhe tek modeli SUV mban konfigurimin me 5 vende. Sedilje lëkure elektrike me ngrohje dhe ventilim as që diskutohen. Dhe më e bukura “infinity roof” çati e çmontueshme me 4 panele, të cilat futen lehtësisht nën kofanon e makinës, duke qenë se aty s’ka më motorr. Fakti që mund të ulësh dhe xhamin e pasëm, të bën që këtë Hummer t’a quash lehtësisht Kabriolet!
Elektronika nuk mungon në modelin Edition 1. Tahometri është elektronik ne një ekran prej 12″ dhe display qëndror me një ekran 13″.
Ç’mendim keni për këtë Monstër ekologjike? Shprehuni në komentet më poshtë.

Share with:


protire