Share with:


Rallëherë shihen makina kaq të shtrenjta të bëjnë aksidente kjo pasi janë aq të rralla sa rrallëherë rastistin të jenë dy bashkë, jo me të përfshihen në një aksident.

Një i tillë ka ndodhur në zonën turistike të Ticinos në Zvicër. Në aksident u përfshinë një Porsche 911 dhe një akoma më e shtrenjtë, Bugatti Chiron. Sipas lajmeve, Bugatti ishte futur në parakalim për të kaluar rradhën e makinave të formuar në rrugë duke qënë se është sezon turistik, ndërsa Porsche i ka prerë rrugën për të bërë të njëjtën gjë.

Në aksident janë përfshirë dhe makina të tjera ku cilësohet një C Class me portobagazh dhe një makinë kampingu nga të cilët në spital ka përfunduar vetëm shoferi i makinës së kampingut gjë e cila është disi e habitshme. Dihet që fatura e këtij aksidenti ka vajtur goxha duke i arritur shifrat e 3.5 milionë eurosh.

Share with:


protire