Share with:


Ferrari Purosangue pritet të dali për publikun në fillim të 2022, dhe do të jetë fillimi dhe baza e Ferrari-t në trendin e SUV dhe crossover. Ja disa fakte që dihen për të:

• Emri i koduar i tij do të jetë F175
• Bazohet në një shasi me motorin në qëndër por pritet që motori i tij të jetë përpara
• Do të jetë për 4 persona dhe sunspesioni do të jetë i gradueshëm
• Si fillim do të jetë versioni me V12 me 800 kuaj duke u ndjekur nga një V8 hibride
• Në 2024 dhe 2026 do të prezantohen modelet tërësisht elektrike F244 dhe F245

Për sa i përket versioneve elektrik ata do të kenë 4 motor elektrik me një fuqi fillestare prej 610 kuaj fuqi. Dizajni është goxha i veçantë dhe të përcjell imazhe nga një shooting brake, pak SUV, pa prekur limitet dhe të kthehet në një Lamborghini Urus. Sipas thashethemeve, Purosangue do të jetë jo vetëm më sportiv por më performant sesa Urus, DBX, Bentayga apo Cullinan por padyshim që nuk do të jetë një makinë për offroad. Ferrari premton më të mirën e të dyja botëve, asaj të SUV dhe Crossover, duke ofruar prakticitet por edhe siguri dhe performance në rrugë. Drejtuesit e Ferrari shprehen se Purosangue do të jetë aq i veçantë sa ata ndoshta vendosin ta quajnë FUV (Ferrari Utility Vehicle) në vend të SUV.

Çmimi i këtij FUV? Pritet të jetë rreth 300,000 euro, që është një pazar i mirë deri diku për një SUV performant dhe luksoz. Sigurisht Ferrari nuk mund ta injoronte trendin e SUV duke qënë se modele të tilla pritet të rrisin shitjet e brandit deri në 16,000 copë të shitur në vit, që janë jashtëzakonisht mirë për një brand premium si Ferrari. Nuk është habi që shumica e kompanive po zgjerojnë aktivitetin e tyre drejt kategorisë SUV.

Share with:


protire