Share with:


Blloku i motorit që shihni në të majtë është nga një V8 Cosworth nga F1 në 2013, ndërsa ai në të djathtë një Cosworth DFV nga 1967. Edhe në pamje të parë mund ta shihni sesa ndryshim bëjnë 50 vite teknologjie diferencë. Kjo nuk do të thotë që V8 e 1967 ska vlerë përpallë atij moderni por avancimi i teknologjise dhe shtimit të sistemeve si CAD (Computer Aided Drafting) apo CNC (Computer Numerical Control) e kanë bërë motorin modern më kompakt dhe më efektiv.

Tashmë motori që përdoret është vetëm 1.6L V6 që është avancim sërisht që nga 2013, duke u mbështetur tek turbot dhe sistemet hibride. Në kohen e vet, 3.0L V8 ishte mëse i mjaftueshëm, duke numëruar plot 155 fitore para se F1 të hynte në epokën e motorëve me turbo. V8 klasike prodhonte 400 kuaj dhe ulërinte deri në 9,000rpm në fillimet e veta dhe 11,200 rpm në fund të jetës falë përmirësimeve të njëpasnjëshme. Ishte kryevepra që bëri të famshmë Cosworthin si prodhues motorash.

Share with:


protire