No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Porsche Turbo S mund të jetë një ndër makinat më të mira për kthesa por mos mendoni se nuk është i mirë në vijë të drejtë. Që nga fabrika, ai është i aftë të arrijë 100km/h nga vendi për vetëm 2.6 sekonda dhe arrin shpejtësi maksimale prej 330km/h. Me disa modifikime të lehta, mund të arrijë shifra marramëndëse.

Ky Porsche i gjeneratës 991 me ngjyrën e bukur të Miami Blue ka marrë disa modifikime bolt-on nga EKanooRacing, të famshëm për McLaren 720s më të shpejtë në botë. EKanooRacing është një emër goxha i njohur në botën e tunerave, garazhdi i të cilëve ka disa nga makinat më të frikshme në planet.

Ky 911 Turbo S ka një setup me methanol, intercooler nga ESMotor dhe turbo më të mëdhaja. Në këtë gjendje ai përfundon ¼ e miljes për vetëm 9.08 sekonda në 243 km/h, por ajo çfarë bie në sy është koha prej 1.91 sekondash për 100km/h në ekranin brenda makinës. Ky është një nivel makinash garash profesionale.

Me disa modifikime të tjera, çfarë kohe mendoni se mund të arrijë një Porsche i tillë?

Share with: