Share with:


Të gjithë e dimë se BMW prodhon makina të cmendura, sidomos ato M të cilat të krijojnë eksperiencë tepër të vecantë. Duke filluar nga seria 2,3,4,5 dhe 8 e gjithashtu SUV.
Përvec paketës M, Bmw ofron dhe variante më hardcore si COMPETITION. Në raste shumë të vecanta gjithashtu BMW nxjerr perla, të cilat I quan CSL ose Coupe Sport Leichtbau. BMW CSL janë shumë të rralla e herën e fundit që BMW nxori dicka të tillë ka qën afro dy dekada më parë me E46 M3.
E këto ditë është parë në pistën e Nurburgring një BMW M4 me kamoflazh. Duke gjykuar nga fotot e video që është kapur ajo ka një bodykit me agresiv ku parakolpi është me zgjatur dhe në pjesën e mbrapme një back lip me të ngritr për më shumë downforce e gjithashtu një diffuser me race focus.
Sipas Autocar e cila ka marr informacione anonime thotë se modeli do të prezantohet në fund të vitit 2021 e të dalë nga fabrik në korrik 2022.
Nga ky division ka dal gjithashtu dhe M5 CS të cilën e quajnë si makina më shpejte street legal nga BMW.
Vlen të theksohet se për këto modele të vecanta BMW përdor shumë fibra karboni ku tek CS ka humbur 104kg nga modeli Competition. Përvec pjesës së jashtme gjithashtu modifikuan motorin 4.4 V8 për të prodhuar 627hp duke rritur vetëm 90rpm e 10hp plus.
Ndërkoh modeli M4 Competition 2021 ka një motor inline6 TwinTurbo ku Bmw thotë se prodhon 503hp por në shumë dyno test ka dalë se ka më shumë se 520hp. Përvec fuqisë, BMW me në fund ka rregulluar dhe launch control e cila ishte vdekje në gjeneraten e kaluar.

Share with:


protire