Share with:


Ford Bronco i 2021 supozohet të jetë një konkurrent direkt i Jeep Ërangler, që do të thotë që duhet të tregojë veten më së miri dhe të jetë i aftë për offroad. Një video nga kanali i youtube The Bronco Nation e tregon më së miri këtë, edhe pse veshur me kamoflazh.

Një video e cilësisë së mirë edhe pse vetëm 46 sekonda e gjatë tregon të dy versionet atë me 2 dhe 4 dyer në një terren me baltë në Georgji. Mund ta shohim SUV-in teksa ngjit shkallëzime të ndryshme relieve por edhe teksa çan në baltën e dendur pa asnjë problemi. Në sekondën e 24 shohim një veti të lezetshme të Broncos teksa për të marrë një kthesë të ngushtë ai rrotullon gomën e brendshme, një teknike e quajtur “front dig”. Sistemi bllokon rrotën e pasme për të dërguar fuqinë tek rrota e përparme, njësoj si tek Toyota.

Shumë video, foto spiune dhe shumë info të tjera kanë dalë në internet për Bronco ndaj pritet që makina e shumëpritur të zbulohet së shpejti.

Share with:


protire