Sa për kujtesë, kur e keni kontrulluar për herë të fundit alkoolin e frenave? E drejtë, shkoni kontrollojeni tani.
Sistemi hidraulik mes kembëve tuaja dhe nofullave të frenave zakonisht punon pa u lodhur dhe pa u ankuar ndonjëherë. Në një makinë përdorimi të përditshëm zakonisht alkooli i frenave nuk ka nevojë të ndërohet për disa vite. Por në pistë është disi histori tjetër. Problemi i parë është se për shkak të temperaturave të larta nga frenimi i fortë dhe i tepërt, ndodhin reaksione kimike. Njësoj si gomat, alkooli i frenave ka një cikël të caktuar sesa herë duhet të kalojë temperature ekstreme. Në llojin e alkoolit që përdoret tek sistemi i frenimit ndodh gjithashtu një dukuri e quajtur higroskopi, që do të thotë që ai tërheq ujë nga atmosfera. Uji ul kështu temperaturën e vlimit të lëngut. Lëngu që avullon lëshon gazra që kur hyjnë në sistemin e frenimit bllokojnë frenat.
Jetëgjatësia e alkoolit të frenave varet nga sesi i përdorni frenat dhe sesi ngisni makinën dhe ku e ngisni. Marrim shëmbull një makinë performance si C63 AMG në një ditë të nxehtë vere që për një ditë në pistë mund ta djegë gjithë alkoolin e frenave. Një Mazda Miata në kushte normale mund të shkojë shumë më gjatë. Kur alkooli i frenave zien gjatë një dite garash, duhet sesben të kontrolloni gjithë sistemin e frenimit, edhe pse rezervuari mund të duket në gjendje normale pasi mund të keni flluska gazi.
Makina juaj dhe ngarja që i bëni vendos edhe se çfarë alkooli duhet të hidhni. Por kini kujdes, nqs alkooli i frenave është duke u prishur, i gjithë sistemi është në rrezik dhe nuk është lart dështimit. Makinat standarte përdorin zakonisht alkool DOT 3 ose 4, teska DOT 5 ka një temperaturë të lartë vlimi dhe nuk bashkohen mirë me lengje të tjera.
Alkooli i frenave i cilësisë së mirë ose qoftë dhe vetëm nqs e mirëmbani të paktën pjesën e lëngut, mund tju shpëtojë frenat dhe akoma më mirë, jetën. Një nga rregullat kryesore është që ti bëni gjithmonë një process pastrami duke hequr gjithë alkoolin e vjetër dhe ta mbushni atë me alkoolin e ri deri sa të dali tek frenat më lart cilindrit kryesor. Alkooli i ri nuk duhet të ketë qënë i hapur më parë pasi siç thamë ai ka aftësi thithëse lagështie.