No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

W16, quad turbo 8.0 litër me 1500 kuaj fuqi, është motorri më i madh dhe i fuqishëm në prodhim, i gatshëm për t’u blerë në tregun aktual të makinave. Ky monster vjen si zemra e një Bugatti Chiron! Të gjithë mendojnë që me gjithë risitë në tregun automotiv si ulja e cilindratës, hibridizimi dhe elektrifikimi, do bëjnë që ky motorr masiv e aspak ekonomik ti ketë ditët e numëruara, por CEO i Bugatti-t Stephan Winkelmann nuk ka të njejtin mendim.

Ai beson se W16 do jetë vërdallë për një kohë të gjatë. “W16 për mendimin tim ka akoma shumë për të ofruar në të ardhmen”, është shprehur ai në një intervistë për revistën dhe portalin Autocar. “Ky motorr është diçka që ende mbart vlera të larta.”
Ndryshe nga markat e tjera të VW Group, të cilat si fokus primar kanë efiçencën, “misioni i Buggati-t është komplet i ndryshëm”, shtoi Winkelmann. Ai tha gjithashtu se bosi i VW Group e di mirë vlerën që mbart një W16.

Winkelmann beson se me rritjen e elektrifikimit në fushën automotive, motorrët me djegie të brendshme do rriten shumë në vlerë sepse do rritet dhe kërkesa për ta. Fakt ky që e bën atë të mendojë që dhe vlera e Bugatti-t do shkojë vetëm për lart gjithashtu.

“Motorri me djegie të brendshme vetëm do të rritet në vlerë”, thotë ai për Autocar. “Njerëzit blejnë Bugatti jo vetëm për të shijuar ndjesinë superiore dhe performancën e pakrahasueshme, por gjithashtu dhe sepse e shohin blerjen e tyre si investim. EB110 ka kapur vlera marramendëse në tregun ndërkombëtar të makinave, Veyron-ët gjithashtu vetëm po rriten në vlerë. Unë s’mendoj që është e nevojshme të jesh fallxhor që të parashikosh të njejtën gjë dhe për Chiron-in. Duke konsideruar gjithë çka thash më lart unë jam i përkushtuar idesë që kjo është rruga e duhur për t’u ndjekur nga prodhuesit e hipermakinave sportive për dekadën e ardhshme.” – ka mbyllur ai deklaratën e tij.

Share with: