Share with:


Ajo doli në treg në vitin 2013, dhe bëri bujë të madhe, ashtu si çdo makinë tjetër e Ferrari bën.

Ferrari LaFerrari, peshon vetëm 1255kg, dhe vetëm 499 persona në planet, do të jenë të lumtur të posedojnë një të tillë.
Ajo është Ferrari i parë hibrid, ku motorri me djegie të brendshme V12 6262 cc prodhon 800 kuaj fuqi dhe 700nm torque, e ndihmuar nga sistemi KERS edhe 163 kuaj fuqi të tjera, për t’a çuar fuqinë totale në 963 kuaj fuqi.
Të dhëna të tilla janë jo të zakonshme, gjë që e bën këtë makinë sa pikante aq edhe të vështirë për t’i nxjerrë limitet.
Video më poshtë tregon shoferin (pilotin?) e njohur në internet Powerslide Lover, duke u argëtuar me LaFerrari-n e tij në disa “rrugë B”, diku në alpe.
A është ky ambjenti i duhur për këtë makinë?

Share with:


protire