Nqs nuk e keni dëgjuar, Maserati ka një makinë me motorin në qëndër të shtuar në flotën e tij. Do të quhet MC20 dhe është një supermakinat që të gjithë mezi e presin, për shkak se është gjëja më e përafërt me Ferrari Enzo apo MC12 me V12. Kjo video deri tani është më e sakta lidhur me performancën e MC20 në pistë.
Pavarësisht se Maserati dhe Ferrari janë kompani të ndara që nga 2014, sërisht ata kanë marrëdhënie shumë të mira bashkë. Motori 2.9L V6 i MC20 me siguri është i huazuar nga Alfa Romeo, edhe pse Alfa Romeo ndan shumë motorë dhe pjesë me Ferrarin. Kjo shpjegon edhe faktin pse këta dy MC20, një i kamofluar dhe tjetri jo, po testohen në pistën e Ferrari në Fiorano, vend i cili zakonisht është i populluar me Ferrari. Mund të shohim që këta Maserati po ngiten siç duhet, me gazin deri në fund dhe në limited e tyre.
Pavarësisht motorit relativisht të vogël të MC20, ai prodhon plot 621 kuaj, ka një shasi me fibër karboni, arrin 100km/h në vetëm 2.9 sekonda dhe nuk ndalet deri në 323 km/h.