Share with:


Bisha me 720 kuaj e Mercedes Benz tashmë ka rrëmbyer kurorën e pistës për sa i përket kohës në Nuburgring, duke kaluar kështu kampionin e mëparashme me 1.354 sekonda. GT Black Series është një kryevepër inxhinierike, me një motor me dy turbo që prodhon plot 720 kuaj, një aerodinamikë të frikshme të ngjashme me ato të makinave GT3 dhe një aftësi të paparë për kthesa.

Mercedes Benz konfirmoi kohën prej 6:43.616 në Nurburgring Nordschleife, duke patur si pilot Maro Engel, dhe gomat Michelin Pilot Sport Cup 2 R MO, me të cilat del nga fabrika. Mercedes shprehet se camberi dhe paralelët ishin konfiguruar në mënyrën më agresive të mundshme, dhe amortizimi ishte ulur me 0.5 cm për të marrë maksimumin e aerodinamikës.

Piloti që e ngahu shprehet se e ka ngarë shumicën e kohës me shpejtësi prej 200-260km/h dhe doënforce që GT Black Series prodhonte ishte e çmendur, mund ta ngisje me shumë konfidence nëpër kthesa. Teksa kjo AMG është vërtet tërheqëse dhe mbresëlënëse, është vetëm çështje kohe para se makinat hibride dhe elektrike të pushtojnë pistën, dhe atëherë loja do të jetë shumë ndryshe. Por për tani, AMG mund të kënaqet me rekordin e vendosur.

Share with:


protire