No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Sipas lajmeve të fundit, kontrolli teknik i automjeteve ose si njihet ndryshe ,kolaudimi, do ti kalojë shtetit në dorë, pas përfundimit të kontratës së ofruesit privat SGS Albania. Drejtori i përgjithshëm i shërbimit të transportit rrugor Blendi Gonxhja sqaron se duke filluar nga 2021 mjetet e përdorura do ta bëjnë kontrollin njëher në 2 vjet, pra kontrolli tjetër do të jetë në 2023. Ai shpjegon se gjithçka do të bëhet në lehtësim të shërbimit për qytetarët dhe specifikon si do të veprohet.

Blendi shprehet se ka qënë e tepërt që mjetet e reja të kalonin kolaudimin njëher në vit. Mjetet e blera me 0 km tashmë do të presin 3 vjet deri në kontrollin pasardhës, kurse mjetet publike si taksite, autobusat do e kryejne këtë shërbim çdo një vit, ndryshe nga çdo 6 muaj që ishte rregulli i mëparshëm. Lajmi më i mirë është që tarifat nuk do të rriten, pra shteti nuk do të marrë më shumë lek se privati pavarësisht se ky shërbim do të kryhet më rrallë. Prenotimi i takimeve do të bëhet online si më parë dhe do të ketë rregullime të njëpasnjëshme deri në sistemimin e gjendjes, pasi sot kishte goxha dydje dhe shkak ishte sistemi i mbingarkuar.

Drejtori shprehet se ata nuk kanë ndërmend të japin përsëri një konçesion për këtë shërbim duke qënë se nuk egziston një i tillë. Kompania private e SGS Albania kishte një kontratë 10 vjeçare me shtetin shqiptar dhe ajo mbarojë që në shtator të vitit të kaluar, por shteti shqiptar e shtyhu me 16 muaj, si afat përfundimtar 31 dhjetorin. Për më shumë ndiqni intervistën e mëposhtme të drejtorit të DPSHTRR nga Balkan Web.

Share with: