Kohët e fundit kompania gjermane e makinave, që zotëron një nga grupet më të mëdhenj automotive, ka qënë në mëdyshje se si të veprojë me divizionin e supermakinave por edhe supermotorave siç janë Bugatti, Lamborghini dhe Ducati.
Së fundmi u bë zyrtare shitja e Bugattit nga VW tek Rimac, një kompani supermakinash elektrike. Në vend të kësaj VW bleu aksione tek Rimac duke i dhënë asaj 75% të aksioneve të Bugattit. Arsyeja pse VW po vepron kështu është sepse ajo beson në të ardhmen e supermakinave elektrike. E njëjtë gjë po ndodh edhe me Lamborghinin, teksa së fundmi VW ka shpallur Lamborghinin si IPO, pra ka nxjerrë aksionet e saj në shitje.
Ideja është që VW të ketë sërisht kontroll mbi Lamborghinin, teksa e furnizon atë me pjesë, por kështu Lamborghini mund të operojë i pavarur nga VAG. Por këto janë planet e VW dhe nuk dihen sa prej tyre do vihen në realitetit dhe sa pozitive do jenë për grupin e VW.