Share with:


Tesla, prodhuesi i makinave më të mira elektrike po hedh sytë së fundmi në prodhimin e kamionave të fuqishëm elektrik ku disa koncepti janë Cybertruck, Class 8 Semi apo kjo luxury RV, një rulotë e kompletuar luksoze me shumë fuqi tërheqëse dhe rreze shumë të lartë.

Tesla premton shumë kur vjen tek kamionat ose gjysëm kamionat dhe premton garanci maksimale. Shembull është fakti që kamioni mund të vazhdojë rrugën edhe vetëm me një motor nëse në ndonjë rast të tjerët ndalojnë së funksionuari.

Tesla e quan këtë shtëpi lëvizëse një Semi-Home (Gjysmë-Shtëpi) dhe mund të akomodojë 6 njërez brenda saj, çfarë e kthen atë në rulotën perfekte për familjet e mëdha ose për një fundjavë kampingu. Ajo do të ketë një krevat dobio sipër kabinës, një krevat tjetër në fund dhe sedilje që mund të hapen për tu kthyer në krevatë. Gjithashtu ka hapësirë mjaftueshëm dhe një kuzhinë të kompletuar dhe me tavolinë ngrënjeje, plus dhe një tualet sigurisht. Shikoni skicën e mëposhtme.

Por më e rëndësishme se akomodimi është që Tesla Semi-Home ofron një udhëtim pandërprerje për furnizim prej 805km që është jo vetëm shumë për një kamper elektrik por edhe për ato tradicionalet. Tesla thotë që Semi-Home do të ketë një fuqi tërheqëse prej 36 ton që është një shifër e çmendur, por dihet që motorët elektrik kanë fuqi të mëdha tërheqëse. Çmimi për këtë shtëpi lëvizëse luksoze? Rreth 180,000$ që po ta mendosh mirë nuk janë dhe aq shumë.

Share with:


protire