Pas disa muajsh thashethemesh, Maserati prezantoi më në fund supermakinën MC20 në fillim të këtij muaji. Nën kofanon e tij qëndronte një motor V6 me 2 turbo i pagëzuar me emrin “Nettuno”. Nettuno mes të tjerash kishte një teknologji të derivuar nga motorat e F1 brenda në cilindra i quajtur “pre-chamber” ose një paradhomë djegje, e cila kishte si synim të rriste eficencën dhe performancën e motorit.
Një video e publikuar nga kanali i famshëm në youtube i Engineering Explained tregon më së miri sesi funksionon ky sistem. Paradhomat e djegjes janë fiks si e mendoni. Ato janë të ndara nga dhoma e djegjes por të lidhura me të. Ka dy lloje ,aktive dhe pasive. Ata aktivët kanë brenda tyre një kandele dhe një injektor dhe shërbejnë si një dhomë djegjeje normale, pra përzjerja ajër benzinë digjet që atje duke ndihmuar në djegjen e përgjithshme.
Ata pasivët kanë vetëm një kandele, pa ajër apo karburant. Në momentin që përzjerja digjet në dhomën kryesore ajo shpërndahet edhe në paradhomë duke bërë një djegje më uniforme duke rritur me 15% eficencës dhe duke ulur emetimet e dëmshme të gazrave.
Paradhoma tek motori i MC20 përdor atë aktiv, duke patur të dyja dhe kandele dhe injector por në rastin e tij ai përdor dhe injektimin e benzinës në kolektor dhe në kokë të cilindrit. Teksa injektimi në kolektorë siguron një përzjerje më të mirë ajër/benzinë, injektimi në kokën e pistonit sjell një djegje më të mirë duke siguruar kështu më shumë fuqi.
Por performance e vërtet e këtij motori do të duket në vitet në vazhdim pasi dihet që teknologji e tillë lë vend për karbonizimi sidomos në paradhomë ndaj nëse Maserati nuk ka gjetur një zgjidhje për këtë gjë do te jetë goxha në pyetje rezistenca e këtij motori.