Një Corvette C7 ndryshe nga të tjerat, Supercharger + Twin Turbo

Share with:


Kjo Chevrolet Corvette në pronësi të Mike Stout, është ndërtuar për shpejtësi në rrugë të drejtë, pra për garat drag. Poshtë kofanos ka një 7.0L V8 LSX në vend të LT1 që ka stock, e shoqëruar nga dy turbo BorgWarner 88mm. Zhurma që lëshon është absolutisht brutale.

Makina e ndërtuar nga Vengeance Racing në Gjeorgji, ishte në gjendje të prodhonte plot 1300 kuaj kur ishte vetëm me supercharger. Kompania modifikuese nuk ka bërë publike shifra fuqie tani që i janë shtuar dhe 2 turbo por teksa ajo është në gjendje të kryejë 402m për 7.8 sekonda me shpejtësi 300km/h, mund të themi që i është shtuar goxha fuqi. Ndiqni videon.

Share with:


protire