Share with:


Që gjërat mund të shkojnë shumë lehtë për dreq në pistë, këtë e dimë. Shoferi i këtij Lamborghini Huracan të modifikuar për gara u vu disi në situatë të keqe kur njëra prej gomave të makinës plasi duke e detyruar makinën të rrotullohet. Si për suprizë ai arriti të shmangte kontaktin me barrierat duke e rruajtur më së miri trupin prej karboni të makinës që sigurisht kushton shumë.

Makina në fjalë është ndërtuar nga një modifikues norvegjez i quajtur Zyrus Engineering dhe është e bazuar në një Huracan Super Trofeo me një 5.2L V10 që prodhon 1200kuaj, i pagëzuar kështu me emrin LP1200. Projektuesi i makinës po bënte një xhiro të shpejtë në pistë kur goma e makinës doli jashtë funksioni dhe pjesa e pasme humbi kontrollin, por reflekset e tij të shpejta e ndihmuan ta vinte përsëri në kontroll duke shmangur kështu dëmtime të makinës por edhe të vetes.

Zyrus po teston këtë Lamborghini në pistë me qëllimin për ta kthyer atë në Lamborghinin më të shpejtë në pistë. Përpara incidentit, ata arritën të vendosnin një kohë prej 6:48.56, një kohë e cila është vetëm 4 sekonda larg kampionit momental që është Lamborghini Aventador SVJ.

Share with:


protire