Share with:


Sigurisht jemi gjithmonë dakort që makinat e garave duhet të përdoren sa më shumë duke ecur aq sa janë destinuar të ecin, por sigurisht në një ambient të kontrolluar siç janë pistat e garave. Shumica e makinave të garave janë legale dhe në rrugë qyteti ndaj duhet shmangur sa më shumë përdorimi i tyre më shpejtësi të lartë në të tilla rrugë.

Gjëja e mirë për pistat e garave është se janë të kontrolluara për sa i përket sigurisë, sidomos pasi mendohet që shpejtësitë e makinave do të jenë akoma më ta larta. Gjëja e keqe për shpejtësitë e larta është se në rast aksidenti çdo dëm shumëfishohet qoftë ky për makinën apo shoferin.

Si në rastin e këtij aksidenti, kur gjatë një ditë garash në pistën e famshme të Monzas në Italy, ku një 911 GT2 RS gabon në hyrjen në kthesë dhe dështon në frenim duke goditur kështu pjesën anësore të një Pagani Huayra. Teksa nuk dihet nëse faji ishte i makinës apo pilotit, ajo që dimë është se pati goxha dëme materiale. Interesante është fakti që dera e Huayra u hap gjatë aksidentit, gjë e cila jo shumë e mirë për mbrojtjen e shoferit apo pasagjerit.

Fatmirësisht duket që asnjë nga personat nuk është lënduar dhe makinat ndaluan menjëherë pas përplasjes.

Share with:


protire