No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

E quajtur Hyperior XP-1, pritet të lançohet në 2022 dhe arrin 100km/h për vetëm 2,2 sekonda.
Por ndryshe nga çdo supermakinë ky koncept do të jetë i furnizuar nga hidrogjeni, si një mënyrë alternative karburanti. Pas BMW X5 që ka publikuar një lajm për prodhimin e një versioni me hidrogjen, Hyperion do të jetë përfaqësuesja e supermakinave me hidrogjen në të ardhmen.

Disajni është sigurisht alien dhe shume futuristik. Sipas thashethemeve thuhet se ka shasi dhe trup të përforcuar me titan, dyer që hapen lart në formë V-je, një difuzor kevlar dhe aerodinamik funksionale. Kompania shprehet se prodhimi i makinës do të jetë fiks si duket koncepti tani, por disa elemente tek makina si panelet diellore dhe xhami që nxihet elektronikisht duket më shumë si fazë koncepti.

Interiori nuk është i dukshëm tek fotot por sipas Hyperion do të ketë një ekran të përthyer prej 98 inch që është masiv, duke konsideruar që Cadillac-u më i ri ka një ekran prej 38inch. Sediljet janë përbërje lekure me fibër karboni.

Edhe pse thuhet që makina do të punojë vetëm me hidrogjen, janë të habitshme statistikat e performancës që premtojnë shpejtësi mbi 350km/h. Kjo arrihet gjithashtu edhe me rrezen e gjatë të udhëtimin prej 1600km me një serbator hidrogjeni dhe mund të rimbushet në pak minuta. E habitshme përse brandet e tjera nuk kanë krijuar akoma një makinë me hidrogjen.

Me sasi të mëdha të fibrës së karbonit dhe aluminit të përdorur, XP-1 pritet të peshojë vetëm 1 ton. Data e fillimit të prodhimit për Hyperon XP-1 pritet të jetë që nga 2022 dhe vetëm 300 copë do prodhohen. Çmimet nuk janë bërë të ditura akoma, por pritet një çmim i ngjashëm me supermakinat e tjera si Lotus Evija apo GMA T.50.

Share with: