Share with:


Me ndryshimet e fundit në tregun botëror të makinave, njerëzit detyrohen që të mbajnë mjetet e tyre për një kohë më të gjatë, teksa presin uljen e çmimit të makinave me moshë relativisht më të re. Kjo do të thotë se numri i makinave me kilometra të larta, është i madh.
Më poshtë do të rendisim disa këshilla, që çdo blerës duhet të ketë ndërmend kur blen një makinë të përdorur, për të sjellë në shtëpi një mjet sa më të pastër.

#1 Kërkimet
Në qoftë se kërkon një makinë të vjetër sepse i përshtatet buxhetit tënd, planeve për investim ose stilit tënd, gjëja e parë që duhet të bëni është një hulumtim i thellë në internet mbi markën dhe modelin. Çdo makinë ka një bazë adhuruesish, mund të gjeni një udhërfyes dhe histori teksa futesh në brendësi të vlerave të makinës, për çfarë të shohësh, çfarë të shmangësh, ose ndryshime që mund të nevojiten të bëhen direkte pas blerjes.
Nëse shitësi përmend që makina është servisuar në konçensionarët e markës, sigurohuni të kërkoni librin e shërbimeve.
Në qoftë se po blini nga një shitës privat, kontrolli tek një palë e tretë asnjëanëse është diçka e mirë për një makinë të përdorur. Mundohuni të zbuloni ku ka kaluar makina kohën, në vend të ftohtë mes borës,në diellin përvëlues që bëhet shkak për degradimin e bojës, apo në garazh, e mbyllur dhe thjesht u ka ndezur për të mbajtur të karikuar baterinë.

#2 Informacioni për blerësin
Zakonisht vendoset tek xhami i përparmë. Lexojeni me kujdes nga fillimi deri në fund. Përmban informacionr nga kontrata e shitjes. Në qoftë se makina është ende brenda garancisë së koncensionarit, shitësi është i detyruar ta respektojë, pa marrë parasysh çfarë shkruhet në kontratën e blerjes.

#3 Zgjidhni vendin e duhur për xhiro prove
Çdo makinë ka informacionet e saj të afishuara në faqet zyrtare të markës, por kjo nuk mjafton që të vendosni nëse do të bëheni apo jo pronar i saj. Rehatia, komforti dhe ndjesia që makina përcjell janë gjithashtu të rëndësishme. Sigurohuni ta provoni në rrugë të drejtë dhe me kthesq, të ndriçuar, për të parë problemet e mundshme të bojës ose rrjedhjet nën motorr.

#4 Kontrolloni lëngjet
Drita është e rëndësishme për të parë defektet në xham, bojë, trup ose probleme me ndryshkun. Është më e kollajtë të kontrollohet gjendja e rripave, tubave dhe gomës në pedalet e ngarjes nën dritën e diellit. Më e rëndësishme: duhet të kontrolloni çdo lëng, dhe të kërkoni për rrjedhje të mundshme lëngjesh në bllokun e motorrit. Drita e diellit siguron që çdo lëng si: vaji, lëngu transmisionit, anti-friza, lëngu i timonit dhe të tjerët, të shfaqen në ngjyrën që janë.

#5 Testoni aksesorët elektrikë
Dritat e gjata, të shkurtra, të mjegullës sigurohuni që çdo buton i ndriçueshëm të ndizet. Vëmendje e veçantë duhet ti kushtohen opsioneve të sediljeve (në qoftë se janë të pranishëm) ftohje/ngrohje, memorie etj.
Kontrolli i udhëtimit, kamera e pasme, trekëndëshi i pasqyrave anësore (pikave qorre) dhe timoni me ngrohje bëjnë pjesë tek faktorët që duhet të kontrollohen.

Nga Eni Selita

Share with:


protire