Një person mbeti i vrarë dhe shtatë të plagosur gjatë një sesioni të hapur për publikun në Nurburgring.
Makinat filluan të ngjesheshin njëra tjetrën kur një Mazda goditi një rimorkio duke shkaktuar ketë aksident.
Një Mazda MX-5 Miata u përplas pas një rimorkio ditën e Hënë në darkë, gjate një sesioni publik Touristenfahrten siç raportojnë mediat Gjermane. Pesë persona janë plagosur seriozisht dhe dy të tjerë kanë paturp pasoja minimale.
Një Porsche 911 GT3 filloi të marrë flakë dhe të derdh coolant në sipërfaqen e pistës Nordschleife prej 12.94 milje. Kur piloti i Porsche e vuri re ketë problem ndaloi dhe hapi krahun, por deri në ketë moment një sasi e konsiderueshme coolanti kishte mbuluar rrugën dhe gjithashtu gomat e makinave që po vinin pas duke vene pilotet e tjerë në vështirësi për të kontrolluar makinat.
“Shoferi i Porsche hapi krahun sapo vuri re çfarë po ndodhte”- tha një pilot qe ishte pas GT3-it
Një rimorkio erdhi të zhvendoste Porschen dhe makinat e tjera të përfshira në incident. Ky është momenti ku MX-5 u përplas me rimorkion dhe u mbulua në flake. Dhjetë mjete të tjera u aksidentin duke përfshire një C7 Corvette dhe dy motoçikleta
Një nga pilotët thotë:- “Vura re rimorkion dhe flamurin e verdhe, shtypa direkt butonin e rrezikut dhe ngadalësova shpejtësinë. Pash disa makina që ishin parkuar anës rrugës”. Gjatë kësaj kohe shumica e piloteve gjithashtu kishin hapur krahun dhe po mundoheshin të ndihmonin me fikësit e zjarrit.
Në ketë pike kishte një miksim flakesh dhe tymi që shkonte drejt qiellit, dhe ishte shokuese të shihje ketë skene ku makina ishte future plotësisht poshtë rimorkios sikur ta kishte ngritur atë në ajër
Organizatoret thonë se kane mbyllur ketë sesion publik dhe gjithashtu pistën ndërsa policia akoma nuk ka dhëne informacione shtesë mbi aksidentin
Me poshte nje video per te mbeshtetur familjen e viktimes Nikola.