Share with:


Imazhet e ilustruara janë fotot e para të Corvette ZO6 e cila ka poshtë kofanos 600hp nga një motorr 5.5L V8.
ZO6 është një nga versionet e Corvette ku është e fokusuar drejt performancës së lartë.
Prej shumë kohësh e kemi parë që C8 ZO6 ka qën nën testim e gjithashtu me një veshje kamoflazh ku ishte e vështir të kuptoje detajet e trupit aerodinamik.
ZO6 ka një motorr me aspirim natural 5.5L V8 ku xhirot maksimale shkojnë midis 8500 dhe 9000RPM dhe do të prodhojë rreth 600hp. Duhet shtuar se e gjithë kjo fuqi trasmetohet nëpërmjet transmisionit me dopjo freksion dhe 8 marrshe. Mund të themi se Chevy kërkon të marr kurorën për zhurmën më të bukur v8 me motor aspirat. Rreth një vit më parë është pare ZO6 e re duke u testuar me një Ferrari 458 Italia. Ne të gjithë e dimë se 458 Italia ka një nga sinfonite më të bukuar V8. Si duket Chevy ka studiuar mirë motorin e këtij Ferrari për ta bër gjithashtu me xhiro shumë të larta për te krijuar një sinfoni për veshin e njeriut.
Përvec ZO6 flitet gjithashtu për një version akoma dhe me agresiv se sa ZO6 e cila quhet ZO7 ku duket në foto që ka një bodykit tepër agresiv, një bisht të madh nga mbrapa , shumë fibra karboni, amortizim më të fort, frena karbon qeramik e gjithashtu disqet të punuara në fibra karboni bashkë me Michelin Pilot Sport Cup 2R.
SI duket për makinat me performance të lartë nga prodhuesit amerikan disqet me fibra karboni janë duke u aplikuar cdo herë e më shumë duke filluar nga Shelby GT350, Ford GT, GT500 track spec e tani me ZO7.

Share with:


protire