Share with:


E renditur në kategorinë e makinave “hot hatch”,Clio V6 u prodhua në fund të viteve ’90 nga Renault, me qëllim kryesor krijimin e një serie makinash garash. Tashmë nuk bëhej fjalë për format elegante dhe të thjeshta të makinave legale në rrugë, por për trupa më të gjerë dhe motorra V6 të vendosur në mes të makinës (mid-engine), të cilat në fillimet e tyre nuk arritën pritshmëritë e pretenduar nga Renault, kjo për shkak të problemeve me diferencialin, që vinin si pasojë e vendosjes së tij në një kënd më të pjerrët se zakonisht.

Ditë pas dite semi-akset duhet të ndërroheshin, ose motorri do të nxehej dhe automatikisht fuqia motorrike e makinës binte gradualisht
Ideja për Clio V6 me motorr qendror lindi nga seria Clio V6 Trophy, si një nevojë për ekzemplar të ligjshëm në rrugë, makina e cila përdor motorr nga… Laguna.

Sidoqoftë, i përmirësuar me pjesë të reja, pistona, raport më i lartë shtypjeje, dhe limit xhirosh më i lartë. Clio prodhonte 233 hp, që e shtynin të arrinte 0-100 për 6.4s, me një shpejtësi maksimale 236 km/h.
Motorri u vendos në një strukturë të pasme, të bërë me porosi, fiks pas shoferit dhe pasagjerit. Fuqia përçohej tek gomat e pasme me anë të një transmisioni manual me 6 marshe.


Për sa i përket formave, Clio V6 është 171mm më i gjerë se një Clio i thjeshtë, dhe gomat e përparme dhe të pasme kanë raporte të ndryshme gjerësie dhe madhësie. Vlen të përmendet dhe zgjatja e pjesës së përparme të makinës si dhe ulja më afër tokës.
Secila makinë është ndërtuar manualisht nga punonjësit e TWR në Suedi. Ajo çka mund të quhet mangësi në këtë model makine është vetëm hapësira, por prezenca e ABS, kondicionerit dhe CD-player me 6 disqe duket sikur e zbut pak “vuajtjen”.

Share with:


protire