Share with:


Joe Biden ka bërë goxha bujë me kandidaturën e fundit për president të shteteve të bashkuara të Amerikës, të cilën e fitoi.

Ndaj tashmë njerëzit janë hedhur tek videot e tij të vjeta, një ndër të cilat është dhe kjo. Mbrapa në kohë në 2016, kur ai ishte një zëvendës president në shtëpinë e bardhë, ai kishte në pronësi një Corvette Stingray të 1967 që e kishte të trashëguar nga babai i tij.

Biden shprehet se është një adhurues i shpejtësisë, teksa niset me një burnout të vogël në Corvette e tij të zbuluar dhe më pas shihet teksa bën disa lëshime teksa bisedon me moderatorin Jay Leno. Videoja është postuar në kanalin e Jay Leno’s Garage dhe daton po në 2016 ku Joe Biden shfaqet si një person cool dhe sillet si një carguy. Si dihet, ndoshta ky njeri mund të përshpejtojë importimin e R34 në Amerikë, diçka që petrolheadsat atje e presin me padurim.

Share with:


protire