Tashmë është bërë trend që para se makinat të hidhen në treg, të testohen për limited e tyre në pistën famëkeqe të Nurburgring. Pas shumë vitesh zhurme dhe thashethemeve, Ford më në fund është gati të lëshojë në treg Mustang Mach 1. Me një motor të modifikuar të versionit GT, një 5.0L V8 me 480 kuaj të pajisur me përmirësime të tjera performance është padiskutim një armë e fuqishme piste.
Kanali i youtube, Automotive Mike, i cili është një visitor i rregullt i makinave që testohen në Nurburgring, arriti të filmonte jo një por dy Mach 1 duke u testuar në pistë. Njëra prej tyre është e lyer me ngjyrë gri kurse tjetra me një mbulim ngjyre të verdhë të shndritshme. Të dy kanë badge të Mach 1 dhe kanë elemente dalluese të Mach 1 si vija dhe fasha speciale.
Ford shprehet se porositë e Mach 1 nuk do të fillojnë deri në pranverë të 2021, kështu që me shumë mundësi inxhinierët e Ford janë akoma duke bërë përmirësimet e fundit. Në video shohim që makinat nuk duken dhe aq të shpejta në pistë, por mund edhe të dëgjojmë zhurmën e bukur që lëshojnë.
Mach 1 do të jetë një version mes Mustang GT dhe Shelby GT350. Ai përdor të njëjtin motor si Bullitt dhe një kamio manuale nga Shelby (por ka dhe version automatik). Gjithashtu ka një ftohës të përmirësuar vaji, një ftohës transmisioni, kanale për ftohjen e frenave, ftohës për aksin e pasëm, më shumë doënforce dhe amortizim më të sertë. Gomat standarte janë Michelin Pilot Sport 4S dhe një bisht të huazuar nga GT500.
Çmimet e Mach 1 nuk janë bërë publike, por pritet një çmim i ulët rreth 50,000$, diku mes GT dhe GT350.