Të gjitha detajet nga interiori super modern i Mercedes Benz S Class të ri

Share with:


Harrojini ekranet e shumta dhe gjigande, magjia e vërtetë gjendet tek pjesa e pasme e makinës. Mercedes ka postuar shpesh fotografi gjysëm reale nga S Classi i ri por kurrë 100% të tij. Pak kohë para lançimit të tij, shumë fotografi janë bërë publike duke nga ndihmuar kështu të krijojmë një pamje të kompletuar për Benzin e ri që do të prezantohet në 2 Shtator.

Sigurisht nuk do të mungojë version i luksit me një kabinë të zgjatur dhe shumë më shumë hapësirë dhe luks, akoma nën emrin e Maybach. Mercedes do e ngrejë nivelin e makinave të luksit duke shtuar ngrohëse tek pushueset e kokës si edhe tek mbështetëset e krahut, funksionalitete që nuk janë parë. Për sa i përket ndryshimeve që nuk shihen në foto, Mercedes do të shtojë mbushes nëpër panele që kabina të jetë akoma më e qetë dhe pa zhurmë sesa versioni i mëparshme.

S Class do të ofrohet në versionin me 5 sedilje dhe 4 sedilje si një version më i dedikuar për biznes. Versioni i biznesit do të ketë dhe një konsolë qëndrore për komandimin e gjithë pjesës së pasme të makinaës në një ekran 12.8’’. Së bashku me ndryshimet në touch screen do të vijnë dhe komandat zanore ku S Class do të kuptojë 27 gjuhë dhe shenja të ndryshme me duar si psh hapja e baxhasë. Ekranet të quajtura Head Up Display do dyfishohen dhe do të shtohet realiteti i augumentuar për herë të parë në një makinë.

Versioni standart do të jetë 7cm më i gjatë se versioni i mëparshëm, teksa version Long wheel base do të shtojë 5cm të tjera nga aksi në aks. Maybach do të jetë akoma më i gjatë dhe egzistojnë shance për prodhime të limituar Pullman për VIP dhe familjet mbretërore. Për më shumë hidhini një sy galerisë së krijuar më lart.

Share with:


protire