Makinat e rally gjithmonë kanë ndër zhurmat më të bukura që ja vlejnë për tu dëgjuar. Me të vërtetë që për adhuruesit e makinave ska ndonjë gjë më të bukur për tu dëgjuar.
Kjo Subaru Impreza WRX STI Spec CN12 ishte prezente në garën Rally Legend 2020 në San Marino në fillim të muajit Tetor. Me instalimin e anti-lagut, zhurmat nga motori boxer me 4 pistona dhe turbo shumëfishohen duke iu afruar perfeksionit në maksimum. Oh, dhe mos harroni kërcimet që bën makina nga terreni ekstrem, një video që vërtet nuk duhet humbur.