Yenko S/C Stage II Camaro ka një total prej 1050 kuaj fuqi dhe motorr V8 ,6.8 litërsh Supercharged.

Share with:


Krijimi i fundit i Specialty Vehicle Engineering’s është I limituar në vetëm 50 njësi!
Kompania SVE me qendër në New Jersey, e cila ka ndërtuar me pare te famshmen pickup V-8-powered GMC Scylone, vjen me një krijim të ri. Një Version i ri i legjendes Yenko/SC Chevy Camaro, i quajtuar “Stage II”.
Si modeli I mëparshëm Yenko/SC Camaro, Stage II përdor si baze Camaro SS 1LE. Do të thotë qe kjo makinë ka elementë të tillë si: kontroll magnetik i drejtimit, diferencial elektronik për të minimizuar rrëshqitjet, sedilje Recaro, një bisht të veçante dhe një sistem ajrosje të posaçëm per kte model. Poshtë kofanos është bërë puna më e madhe. Motorri i bazuar tek LT1 ka pjesë të brendshme forged, të prodhuar posaçërisht per te mbajtur fuqine e shtuar, injektore me te medhenj, katalizatore sportiv dhe sistem shkarkimi prej inoksi.
Në pamjen e jashtme Yenko/SC Camaro është markuar me shirita dhe stickera për ti berë e ditur publikut se çfarë fuqie ka kjo makinë. Kofano është dizenjuar me fibër karboni dhe disqet e lehta prej 20-inch janë të mbështjella me goma të Goodyear Eagle F1 Supercar 3
Stage II mund të porositet në çdo dealer Chevrolet ne SHBA dhe nuk është shume e vështire për ta shtëne në dorë ketë makine nëse nxiton te sigurosh një nga këto 50 cope. Duke bere një llogari me çmimin baze të Camaro SS 1LE, kjo makinë mund të kushtojë 114,000 dollare pa detaje ose opsione të azhornuara. Megjithatë kur sheh performancën e Stage II ky çmim duket i arsyeshëm.

Share with:


protire