Share with:


Kjo në foto është Chevrolet Camaro, makina e Helge Meyer, një anëtar i forcave speciale daneze. Në fazën më të përgjakshme të luftës në Bosnje midis 1992 dhe 1995 rrezikoi jetën e tij për të ndihmuar civilët. E njohur ndryshe si “Ghost Camaro” ose “War Camaro” mbante deri në 400 kg ilaçe, ushqim dhe furnizime të ndryshme gjatë misioneve që Meyer kryente gjatë natës, me dritat e fikura dhe duke përdorur syze të veçanta për të shikuar natën. Për veten e tij, vishte vetëm një jelek antiplumb dhe nuk mbante asnjë armë. Thuhet se ka bërë 160 udhëtime përtej linjave të armikut.

Teksa makinat e tjera që sillnin ilaçe nuk mund të udhëtonin më shpejtësi më të larta se 70 km/h, sigurisht kjo Camaro mund të bënte më shumë. Ai e modifikoi atë duke hequr xhamat dhe vendosur barriera hekuri, po ashtu në parakolp një barrierë tjetër për të pastruar minat nga toka ku makina shkelte. Camaro ishte gjithashtu e pajisur me kamera infrared dhe dallim nxehtësie, goma që nuk çaheshin dhe qershia mbi tortë, nitro. Motori 5.7L V8 ishte modifikuar nga 185hp në 220hp, dhe kur nitroja vihej në punë arrinte deri në 440hp. Edhe pse me një peshë të shtuar, kjo Camaro mund të arrinte 200km/h në vetëm 13 sekonda.

Emri Ghost Car ju vu për shkak të aftësisë së Meyer për tju shmangur plumbave dhe për të lëvizur me shpejtësi në rrugët e natës, duke u futur rrugëve shkurt dhe për tu zhdukur me sekonda. Tashmë Helge Meyer është tërhequr nga lufta sigurisht, por vazhdon të ngasë makinën e tij muscle si një daily car.


Share with:


protire