Share with:


Edhe pse duket shumë qejf, qëllimi kryesor i këtij eksperimenti nuk është qejfi por sigurimi i informacionit të vlefshëm për kërkime shkencore. Sic e dimë Volvo ka qënë gjithmonë një pioner i sigurisë në automjete. Kështu që nuk është suprizë ta shohësh të kryejë eksperimente ekstreme për të zbuluar risi të reja.

Si eksperiment të rradhës Volvo ka provuar ti hedhë makinat e veta nga një lartësi prej të paktën 30 metra. Si përfundim qëllimi i këtij eksperimenti ishte që Volvo të përgatiste zjarrëfikësit dhe shpëtimtarët për materialet e reja të përdorura tek makinat, që ata të ishin të përgatitur për nxjerrjën e shoferit dhe pasagjerëve në rast bllokimi në makinë nga një aksident. Duke përdorur këto modele makinash relativisht të reja tashmë punëtorët kishin informacione shtesë se ku dhe si duhet të prisnin metalin e ri, çfarë mjetesh të përdorin dhe si ndryshojnë makinat e reja nga ato të vjetrat.

Volvo hodhi një sasi prej 10 makinash për eksperimentin, secila një model ndryshe. Volvo shprehet se të gjitha studimet dhe reportet do të jenë të publikuara në mënyrë që çdo shërbim emergjencash do ta përfitojnë këtë njohuri. Ishte hera e parë që Volvo kryen eksperimente të tilla në ambient të hapur pasi më parë janë kryer në laborator, dhe ky është një hap para në sigurinë e makinave suedeze. Good job Volvo!

Share with:


protire