No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Makinat sportive të kombinuara me offroad kanë marrë goxha hov vitet e fundit. Nisi me një Porsche 911 me ftohje me ajër i cili ishte transformuar për të dalë offroad njësoj si në kohët e arta të rally në Europe dhe Afrikë. Fanatikët i janë lutur Porsche-t nëpërmjet internetit që të krijojë një version të ngjashëm me atë të rally gjatë gjithë këtyre viteve. E çuditshmja qëndron që Porsche i dëgjoi dhe në fshehtësi e ndërtoi atë koncept 1 nga 1.


Porsche 911 Vision Safari u zbulua datë 11/11/2020 nga Porsche si një suprizë për fanatikët, dhe kombinon filozofinë e Porsche në 15 vitet e fundit. Ai u ndërtua në 2012 në platformën e 991, me një amortizim të ngritur, akse të përforcuara, parakolpe dhe prapakolpe të përforcuar dhe një interior të zhveshur të kombinuar me një roll cage. Madje ka dhe një shtesë për vendosjen e helmetave dhe një helike që ndihmon në ftohjen e tyre gjatë fazave të ndryshme.

Ky koncept e shpenzon kohën më të madhe të tij në goditën testuese të Porsche Weissach, pikërisht ku testohen dhe Cayenne dhe Macan. Tashmë që u bë publike ajo do të gjendet në muzeun e Porsche. 911 sështë e vetmja makinë Safari që Porsche ka në plan të ndërtojë. Në 2013 Porsche gjithashtu prezantoi projektin e një Macan Safari që ndryshe nga versioni standart vinte me tek derë, diçka që nuk e shihni normalisht në një Macan.

Share with: