Volvo Cars po vazhdon me nxjerrjen e sistemit të ri infotainment të fuqizuar nga Android dhe me Google të integruar në to për modelet XC60, S90, V90 dhe V90 Cross Country.
Ky sistem, i zhvilluar nga Google, rinovon mënyrën e operimit me një ndërfaqe shumë të thjeshtë për përdoruesin dhe ofron ndërlidhje të pakrahasueshme. Volvo Car Group është kompania e parë që bashkëpunon me Google për të integruar aplikacionet mjaft të përdorura nga kjo kompani në një sistem infotainment me sistem operativ Android, të cilat do të aplikohen për herë të parë në XC40 Recharge, tërësisht elektrik.
Për t’i ofruar përdoruesve të njejtën eksperiencë me të cilën ata janë mësuar në smartphone-t e tyre por të adoptuara për kontrollimin pa duar gjatë drejtimit të makinës, Volvo prezanton paketën Digital Services, e cila do të jetë e pranishme në të gjitha modelet me sistemin infotainment Android.
Kjo paketë përfshin akses në të gjitha shërbimet e aplikacioneve të Google, aplikacionin Volvo on Call dhe karikuesen wireless. Nëpërmjet Google Assistant, drejtuesit mund të kryejnë më shumë veprime ndërkohë që janë të fokusuar tek rruga, si për shembull kontrollimi i temperatures, vendosja e një destinacioni, luajtja e muzikës ose podcast-eve dhe dërgimi i mesazheve.
Përveç sistemit të ri infotainment, modelet e lartpërmendura do të rifreskohen me Sistemin më të ri Advanced Driver Assistance, një sistem modern dhe i sigurt që përfshin një grup radarësh, kamerash dhe sensorësh ultrasonik. Rifreskimet e reja do të përfshijnë dhe një ngjyrë të re bashkë me një interior pa lëkurë për modelet e serisë 60.
Sipas strategjisë komerciale të fundit, Volvo Cars do të shndërrohet në një kompani ku të gjitha automjetet e prodhuara do të jenë tërësisht elektrike nga viti 2030. Gjithashtu porositë për makinën Volvo XC40 Recharge do të bëhen ekskluzivisht vetëm në faqen e internetit, volvocars.com, e cila do të rishikohet për të thjeshtësuar proçesin e blerjes duke shfaqur në mënyrë transparente çmimin dhe duke ofruar një gamë të gjërë zgjedhjesh për makinat e konfiguruara më parë, në mënyrë që të shkurtohet koha e dorëzimit.
Per me shume vizitoni Mektrin Motors