Share with:


Grupi i Volkswagen po kalon kohë të vështira teksa ndryshime të njëpasnjëshme po kryhen në këtë kohë krize pandemike. Duke kthyer pjesë të mëdha të investimit tek makinat elektrike si pasojë e marrëveshjes së Dieselgate, VW u detyrua që të tërhiqet dhe nga motorsporti. I gjithë investimi dhe punonjësit do të integrohen në departamentin e makinave elektrike.

Nuk është dhe aq surprizuese, teksa vitin e kaluar VW u shpreh se do të heqe dorë nga çdo lloj motorsporti që ka për bazë makinat jo elektrike, duke ndaluar kështu dhe prodhimin e Golf GTI TCR si një makinë garash. Ajo çfarë ngeli ishte vetëm VW ID.R, e cila ishte ndërtuar për të thyer rekorde kudo nëpër botë për sa i përket kthesave. Tani 169 punëtore të divizionit të motorsportit do të përqëndrohen në zhvillimin e makinave elektrike të rrugës.

VW premton furnizim me pjesë për të gjithë garuesit në emër të Volkswagen, ndaj pjesëmarrja ndoshta jo e drejtpërdrejt e VW në gara do të vazhdojë dhe për disa vite. Kjo nuk do ndalojë dhe ata që përdorin VW si një makinë garash, por makina garash të prodhuara nga vetë fabrika VW nuk do të ketë më. Gjithashtu pjesëmarrësit e tjerë të VW group nuk do të ndikohen, teksa psh Audi do të vazhdojë të marrë pjesë në gara të rëndësishme. Pra vetëm makinat e brandit VW ndikohen. Kështuqë për momentin, VW është jashtë motorsportit.

Share with:


protire