Share with:


Disa muaj më parë, Volkswagen shpërndau për publikun e gjerë fotot dhe faktet e para mbi Golfin e ri!

Tashmë, erdhi momenti që kompania nga Wolfsburg-u i Gjermanisë të hedhi dritë mbi Golfin e ri R, pra, facelift të R ekzistues.
Ende nuk është folur për çmime, por duket se modeli i rradhës, do të jetë me të vërtetë një konkurent i fortë në lojë.
Përveç interiorit të ri tepër “pikant”, Performance Pack tek ky facelift, thuhet se do se nga aerodinamike do e përmirësojë së tepërmi atë, në ndryshim nga ai standart i R.
Frenat do të jenë të reja dhe tepër më efiçente përsa i përket performancës së kësaj makine. Gjithashtu, paketa do të përfshijë një bisht edhe më funksional, sistem i marmitës titani Akrapovič, dhe një difuzor të pasëm të inspiruar nga pistat e garave.
Përsa i përket motorrit, ai përsëri do të prodhojë rreth 310 kuaj, përshpejtim 0-100 të pa ndryshuar të pretenduar të jetë 4.6 sekonda, si dhe amortizatorë me regjistrim.
Për më shumë detaje dhe për pamjet e para, ndiqni videon e mëposhtme.

Share with:


protire