Share with:


Ishte fillimi i viteve ’70, kur BMW, me disa probleme përsa i përkiste emrit në atë kontinent, dhe pa shitje e famë të madhe, i duhej të hynte në një treg tërësisht të ri.

Sot, ajo është një nga kompanitë e huaja të prodhimit të makinave më me shumë shitje në SHBA, por rreth 40 vite më parë, gjithçka ishte ndryshe.
Në ato vite, BMW ishte e njohur në atë pjesë të globit nga modeli i saj 2002, dhe kjo ishte e gjitha që kjo kompani zotëronte.
Por, që në fillimet e saj, motorsporti ka qënë një pjesë e pandarë e saj. BMW që në ato vite shprehte një pjesë të shpirtit të saj për garat në të gjitha makinat që prodhonte, por diçka mungonte. Ata duhej të ishin pjese e kampionateve të SHBA, por kjo nuk ishte e lehtë duke ditur situaten e saj.
Protagonistët e kohës, flasin më tepër për atë çka ngjarë në ato vite!

Share with:


protire