Share with:


Pak ditë pasi Nico Rosberg shpalli largimin e tij nga Mercedes, dhe nga Formula 1, kanë filluar zërat e parë se kush mund të jetë zëvendësuesi i tij.

Është me të vërtetë suprizuese, por, emri i tij është Valentino Rossi. Askush tjetër përveçse “The Doctor” i Moto GP i cili gjithmonë ka qënë i njohur për aftësitë e tij të çmendura jo vetëm tek motorrat, por edhe te makinat!
Në fakt të gjitha kto janë më tepër thashetheme pas disa deklaratave publike në media midis bossit të Mercedes ne ë Formula 1, Toto Wolff dhe “doktorrit” të Moto GP, Valentino Rossi. Pak kohë më parë ai dhe rivali i tij Jorge Lorenzo testuan një Mercedes dhe sipas Wolff, për ta gjithçka ishte tepër e lehte.
Nga ana tjetër, 37 vjeçari italian është shprehur për Sky: “Nuk e di, por do të ishte bukur. Nëqoftëse ai do të kontaktojë mua, ai e ka numrin tim.
Si mundem të them jo? Une kam qënë me fat të testoj Ferrarin dhe une jam mik me shumë njerëz në Maranello, dhe kjo mund të duket pak sa e pakëndshme. Por si mund të mos të provoj një Mercedes nëqoftëse më kerkohet?”

Share with:


protire