Share with:


Tesla vendosi ti kthehet kundra njërëzve që përpiqen të hapin paketa performance ose ndryshe upgrade për makinat tesla nëpërmjet palëve të treta që hakojnë sistemin e Teslas për fuqi shtesë në makinat e tyre.

Një nga këto kompani quhet Ingenext. Në Maj 2020 Ingenext u formua nga Guillaume Andre i cili më parë është marr me rishitje dhe rregullimi makinash elektrike në Kanada. Në Prill të këtij viti një video në youtube tregonte sesi Andre konvertonte një Tesla Model 3 me një motor elektrik, në dopio motor duke hapur dhe kshu paketa performance për ti shtuar fuqinë makinës. Kaq mjaftonte që pronarët e makinave Tesla të kërkonin performancë më të mirë nga makinat e tyre pa blerë paketat direkt nga Tesla por nëpërmjet palëve të treta siç është kjo kompani. Një shembull është që një upgrade performancë nga Tesla kushton 2000$, por nqs e bëni tek Ingenext mund ta merrni atë për 1100$.

Por kohëve të fundit, një nga klientët e Ingenext postoi në Reddit një foto ku tregonte që Tesla e tij ka nxjerrë një mesazh gabimi në ekran që thoshte: “ Në makinë është bërë një modifikim i palejuar, mundësi risku potencial dhe fikjeje”. Ky mesazh nuk ndikonte në ngarjen e makinës por rrinte në ekran gjatë gjithë kohës. Kjo tregon që Tesla e ka marrë seriozisht me hakimet e tilla dhe nuk do lejojë kompani të tilla të ndërhyjnë mesa Teslas dhe klientëve të saj.

Share with:


protire