No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Ashtu si e kemi imagjinuar të ardhmen, në Japoni po ndodh tashmë në përditshmëri. Imagjinatat shumë vjeçare për të patur makina fluturuese kudo tashmë nuk duken dhe kaq të pamundura.

Publicitet
protire

Kompania ne Japoni SkyDrive Inc. mes shumë projekteve mbarëkombëtare për makinat fluturuese të së ardhmes arriti të dilte e para falë një testimi të suksesshëm me një person në sediljen e saj. Në videon e treguar nga gazetatë ndryshme këtë të premte, një prototip që në pamje duket si një motoçikletë me helika shihet i ngritur rreth 2 metra nga toka dhe duke lëvizur rreth e rrotull për më shumë se 4 minuta.

Drejtuesi i SkyDrive, Tomohiro Fukuzawa, thotë se shpreson që një makinë e tillë e një të afërme të afërt të bëhet realitet brenda vitit 2023. Ai gjithashtu shprehet se çështja kryesore dhe më e rendësishme për të është që ato të jenë të sigurta në maksimum. “ Në një botë me më shumë se 100 projekte makinash fluturuese, projekti nga SkyDrive ishte ndër të paktit që doli i suksesshëm me një njeri brenda.

Për momentin makina mund të fluturojë jo më shumë se 10 minuta dhe kompania po mundohet që ta zgjasë këtë kohë në të paktën 30 minuta, gjë e cila do i hapte dhe rrugë te reja drej vendeve si Kina. Këto makina do të quhen eVTOL ose në anglisht “electric vertical takeoff and landing” që si qëllim parësor kanë transportin e njërëzve për arsye personale.

Sfida të tjera përveç përmasave dhe fuqisë së baterisë janë dhe kontrolli i trafikut dhe infrastruktura e nevojshmë për të vënë në punë në masë këto makineri. Kompania u themelua në 2012 dhe financues të këtij projekti nga SkyDrive janë kompani të mëdha si Toyota, Panasonic dhe prodhuesi i videolojrave Bandai Namco.