Mali Everest, pjesë e vargut malor të Himalajave, është mali më i lartë në planetin Tokë, me një lartësi maksimale prej 8.848 km.
Disa kilometra më poshtë, 5.150 km, ndodhet Everest base camp, një sipërfaqe e sheshtë e cila i shërben alpinistëve si shesh pushimi apo si një vend ideal për të ngirtur çadrat e tyre.
Menjëherë sapo mendojmë malin, makina e parë që na shkon në mënd është nje off roader 4×4, psh. nje Nissan Patrol. Por dikush ka zgjedhur një model tjetër për të arritur deri ne lartësine e kampit të përmendur më siper. Nje Nissan GT-R!
Të hënën, datë 24 tetor 2016, Kah Chuan Hoong dhe Nissani i tij GT-R, u bënë të parët në histori që ia arrinin tia dilnin duke përdorur një supermakine. Ai është një burrë nga Singapori i cili ishte mjaftueshëm i guximshëm të ndërmerrte një aventurë të tillë. Sigurisht që makina e tij kishte nevojë per disa modifikime të vogla për t’ia arritur qëllimit. Siç duket edhe nga fotot, makina është goxha e ngritur përpara, duke minimizuar kështu mundësinë e kontaktit me sipërfaqet jo edhe aq të favorshme për një makinë të tille.