Share with:


Seria e garave Formula-E bëri debutimin e saj të parë në vitin 2014 në Beijing. Që nga viti 2020 kjo kulturë gare mban zyrtarisht statusin “Kampionat Botëror” nga FIA. Ashtu si Formula 1 makinat pjesëmarrëse janë një-vendëshe, por me një ndryshim, janë elektrike.

Porsche Taycan, prodhimi i parë totalisht elektrik nga Porsche, dalloi që në prezantimin e tij fillimisht në shfaqjen automotive të Frankfurt, me shifrat mbresëlënëse dhe pamjen futuristike. Më shumë se 20,000 Taycan-ë janë shitur që në vitin e parë të prodhimit, duke treguar qartë interesimin e industrisë së makinave dhe të apasionuarëve për këtë model.

Suksesi i Porsche merr shkallë tjetër këtë vit. Taycan emërohet makina zyrtare e sigurisë në Formula-E, duke zëvendësuar modelet “Mini Pacesetter” dhe “BMW i8”, të cilat kishin vite në krye të detyrës për sa i përket sigurisë dhe veprimit të menjëhershëm në rast aksidenti ose thyerje rregullash.

Për ta realizuar këtë detyrë me sukses, Porsche ka vendosur të bëjë disa ndryshime nga aspekti i sigurisë në modelin bazë me 2 motorra elektrik dhe sistem drejtimi me 4 goma aktive që arrin të prodhojë 761 hp. Fakt interesant është aftësia e Taycan që të arrijë 0-100km/h, 0.2 sekonda më shpejtë se makinat garuese.

Siguria e shoferit është parë me kujdes nga ekipi i Porsche. Zëvendësimi i ndenjësve të pasme me kafaz sigurie (roll cage), rripa sigurimi sportiv me 6 kapje dhe një sistem komunikimi i teknologjisë së lartë, duke mos harruar, fikëse zjarri të instaluar.

Aspekti vizual i jashtëm është menduar për të nderuar çdo grup pjesëmarrës, në veshje do të përfshihen ngjyrat e kampionatit dhe logot e FIA.

Safety Car – ABB Formula E World Championship 2022/23

Share with:


protire