Share with:


Në tregun e hidrokarbureve ekzistojnë shumë emërtime për sa i përket lëndëvë djegëse, por përkrah kësaj, secila prej tyre jep një performancë të caktuar në mjetin tuaj.

Artikulli i sotshëm shpjegon avantazhet dhe disavantazhet e furnizimit të automjetit me karburant me numër të lartë oktani, dhe anasjelltas, performanca që sjell, fuqia dhe konsumi.

Si fillim vlen të shpjegohet koncepti i numrit të oktanit në përgjithësi. Nëpër pika të ndryshme karburanti shikohen shifra të ndryshme, por thelbi i tyre është i njëjtë, numri i oktanit është një tregues i cili përcakton temperaturën në të cilën karburanti mund të vetëndizet për shkak të nxehjes nga ngjeshja, që do të thotë se numri i oktanit nuk shërben si karakteristikë e djegies së karburantit, më saktë, një numër i lartë oktani nuk tregon për fuqi më të lartë apo të ulët fuqie gjatë djegies. Kështu, një karburant me numër oktani më të lartë, pranon një shkallë ngjeshjeje më të lartë, dhe e anasjella, një karburant me numër oktani më të ulët, pranon një shkallë ngjeshjeje më të ulët.

Në mënyrë indirekte, numri i oktanit ndikon tek konsumi i karburantit, për arsye se një mjet i cili është projektuar për një karburant me shkallë shtypjeje të lartë, ka automatikisht performancë më të lartë se një mjet i projektuar për të patur një shkallë shtypje më të ulët. Nuk duhet të harrohet fakti që si në automjetet me injektim direkte, si në ato me karburator, gjatë ngjeshjes futet ajër plus karburant.

Nëse flasim për rastin e kundërt, përdorimi i karburantit me oktan të ulët, në një motorr të projektuar me shkallë shtypje të lartë, ndikon negativisht në performancën e motorrit, si nga aspekti i konsumit, si dhe në fuqinë e prodhuar nga motorri. Kjo, për shkak se ekziston mundësia e ndezjes së parakohshme të karburantit, e cila çon në:
– Mos djegien e plotë të karburantit
– Ulje të fuqisë motorrike
– Rritje e konsumit
– Shkarkim i dëmshëm i gazeve

Si përfundim, për të mirën e mjetit tuaj, përdorni karburantin e rekomanduar nga prodhuesi i makinës. Përdorimi i karburantit me oktan më të lartë, kur rekomandohet më i ulët nuk sjell ndonjë pasojë negative, përkundrazi, përmirëson performancën e mjetit, ama nuk sjell përfitim për sa i përket konsumit. Ama, në rastin e kundërt, përdorimi i një karburanti me oktan më të ulët se ai i rekomanduar nga prodhuesi, performanca e mjetit do të jetë më e ulët, konsumi i karburantit do të jetë më i lartë, problemet teknike do të jenë prezente, duke mos harruar dhe ndotje më të lartë të ambjentit.

Ky artikull u mundesua nga ESP OIL

Share with:


protire